Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën 7 qytetarë nga Covidi në Kosovë, 296 raste të reja


Është rritur numri i viktimave dhe i të infekruarve me Covid-19 sot në Kosovë.

Në raportin ditor për situatën epidemiologjike të publikuar pak më herët nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), thuhet se janë konfirmuar 296 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ndërsa kanë humbur jetën 7 qytetarë të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.659 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 3 raste (88, 86, 47 vjeç), Dragash 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 55.135 raste nga 205.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.399 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.164. “- thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 55.135 persona të infektuar me këtë virus, prej të cilëve 48.572 janë shëruar ndërsa 1.399 kanë vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *