Vendosni fjalën kyçe....

Biden batutë me gazetaren që po e pyeste në pistë: Kujdes se të shtypa (Video)


Trupa e shtypit të Shtëpisë së Bardhë qeshi me presidentin e SHBA Joe Biden, pasi ai bëri shaka se do shtypte një gazetare që po e pyeste në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez, teksa ai po provonte një kamionçinë elektrike ‘Ford’.

Video nga një vend testimi i kompanisë ‘Ford’ në Dearborn, Michigan, tregon Biden duke drejtuar modelin e kamionçinës ‘F-150 Lightning’ në një pistë prove, me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë që po e pyesnin presidentin për çështje të ndryshme para se ai t’i jepte gaz makinës.

“Zoti. President, a mund t’ju bëj një pyetje të shpejtë për Izraelin para se të largoheni pasi është kaq e rëndësishme?” – dëgjohet duke pyetur gazetarja.

“Jo nuk mundesh. Jo nëse ju dilni përpara makinës ndërsa unë i jap gaz.” – përgjigjet Biden duke qeshur me gazetarët.

“Po bëj shaka.” – shtoi ai duke u larguar me shpejtësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *