Vendosni fjalën kyçe....

“Unë nuk jam e moshuar” – Kërcimtarja 106-vjeçare që nuk pushon asnjë ditë së ndjekuri pasionet e saj (FOTO)


Në moshën 106 vjeç, Eileen Kramer duket më produktive se kurrë. Ajo shkruan një histori në ditë ndërsa qëndron në një qendër kujdesi për të moshuarit në Sidnei, boton libra dhe ka hyrë në konkursin më prestigjioz të pikturës në Australi.

Pas dekadash që kishte jetuar jashtë vendit, zonja Kramer u kthye në qytetin e saj të lindjes, Sidneit në moshën 99 vjeçare. Që atëherë, ajo ka bashkëpunuar me artistë për të krijuar disa video që shfaqin talentin e saj kryesor dhe pasionin e saj të jetës: kërcimin.

Zonja Kramer ende vallëzon – duke bërë lëvizje të këndshme, dramatike, kryesisht duke përdorur gjysmën e sipërme të trupit të saj. Siç shkruan BBC, në vitet e fundit ajo gjithashtu ka realizuar disa koreografi.

“Që nga kthimi në Sidnei kam qenë shumë e zënë. Unë kam interpretuar tre pjesë të mëdha kërcimi në Institutin Kombëtar për Artin Dramatik dhe teatrot e pavarura.

Kam marrë pjesë në dy festivale të mëdha vallëzimi në Adelaide dhe Brisbane, kam qenë pjesë në një film, kam dhënë shumë shfaqje më të vogla, kam shkruar tre libra dhe sot po kaloj një ditë të lirë duke folur me ju!”- thotë zonja Kramer, citon BBC.

Diçka për të cilën atë e pyesin shpesh është se nga i buron gjithë ajo energjia dhe nëse ajo ka ndonjë sekret për të kërcyer në moshë të thyer.

Por zonja Kramer nuk pranon t’ë dëgjojë fjalët “e vjetër” dhe “në moshë” dhe madje e kritikon gazetaren për këtë.

“Unë them: Unë nuk jam e moshuar, thjesht kam qenë këtu për një kohë të gjatë dhe kam mësuar disa gjëra gjatë rrugës.”- thotë 106-vjeçarja.

Ajo po xhironte një video të re vallëzimi kur u njoftua bllokimi për shkak të pandemisë në Sidnei, që prishi përkohësisht planet e saj. Por jo për shumë kohë.

“Nuk mund të shkoja në vendndodhjen e xhirimit të videos, kështu që shkrova një libër.”- thotë ajo duke qeshur. “Është një histori se si e bëmë filmin.”

Vendndodhja e filmit është e veçantë për zonjën Kramer. Ai zhvillohet brenda një peme gjigande fiku në gjirin Moreton në periferinë e Sidneit.

 

Eileen Kramer ka lindur në Mosman Bay të Sidneit, studio për kërcim dhe pastaj bëri një turne nëpër Australi me Baletin Bodenwieser për një dekadë.

Ajo udhëtoi në Indi dhe më vonë u vendos në Paris dhe më pas në New York, ku jetoi deri në moshën 99-vjeçare.

“Duke qenë në shoqërinë e valltarëve pjesën më të madhe të jetës sime, nuk jam ndjerë vetëm.”- ​​thotë ajo. “Ndryshe nga unë, disa u martuan dhe patën fëmijë ose u kthyen në Evropë. Unë i durova shqetësimet e jetës së balerinit.”

Duke jetuar në Paris për pjesën më të madhe të jetës së saj të hershme, zonja Kramer tregon se ka pozuar edhe nudo si modele, për të paguar qiranë.

“Ishte paksa e rrezikshme të pozoje, por unë i njihja klientët dhe sjelljen e tyre.”- thotë ajo.

Lakuriqësia ishte “pa ndonjë punë të madhe” sepse ishte për qëllimin e artit.

Ajo u vëllazërua me dhe mësoi nga artistë të famshëm parisienë. Kështu ia mori edhe vetë dorën pikturës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *