Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli dhe Hamasi shpallin armëpushimin


Izraeli dhe Hamasi do të ndërpresin zjarrin mes tyre duke filluar nga ora 2 e mëngjesit të ditës së premte, tha një zyrtar i Hamasit dhe media izraelite.

Kabineti i sigurisë i Izraelit tha se kishte votuar njëzëri në favor të një armëpushimi “të ndërsjellë dhe të pakushtëzuar” për Gazën të propozuar nga Egjipti, por shtoi se për ora e zbatimit ende nuk ishte rënë dakord.

Armëpushimi do të sillte një ndalim të mundshëm të luftimeve, më të ashprat në disa dekada.

Njoftimet vijnë një ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden i bëri thirrje Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të përpiqej për çtensionimin e situatës dhe ndërkohë që ka patur oferta për ndërmjetësim nga Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se kishte folur të enjten në telefon me Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi dhe kishte përsëritur mesazhin se Shtetet e Bashkuara presin të shohin një “de-eskalim në rrugën drejt një armëpushimi” midis Izraelit dhe palestinezëve.

Një zyrtar i Hamasit i tha agjencisë Reuters se armëpushimi do të ishte “i ndërsjellë dhe i njëkohshëm”.

Media izraelite njoftoi se kabineti i sigurisë i Kryeministrit Benjamin Netanyahu e miratoi armëpushimin në bazë të asaj që një zyrtar thuhet se e quajti “qetësi në këmbim të qetësisë”.

Sulmet me raketa nga Hamasi dhe aleati i tij Xhihadi Islamik rifilluan pas një pauze tetë orëshe të enjten, ndërsa Izraeli vazhdoi bombardimet që tha se kishin për qëllim shkatërrimin e aftësive ushtarake të Hamasit dhe për të parandaluar një konfrontim të ardhshëm pas konfliktit aktual.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *