Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Blinken autor i një komedie e montazhi politik, prova të montuara në zyrën e Ramës


Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp, i konsideron montazh politik akuzat e ngritura nga sekretari amerikan i Shtetit, duke e konsideruar Blinken si autor të një komedie.

Berisha tha se do konsideronte çdo gjë nëse do paraqiteshin prova, jo të montuara në zyrën e Ramës.

“Blinken mund të mendojë se si Sekretar Shteti ai përfiton imunitet, kjo është gënjeshtër. Imuniteti sot verësohet nga Gjykata, në mënyrë relative çka do të thotë se Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen akte normale si përfaqësues i qeverisë së tij.

Por duke filluar nga momenti kur Blinken bëhet autor i një komedie e montazhi politik i destinuar për të më dëmtuar mua, nuk hyn në funksionet e një ministri.

Asnjë qeveri cila do qoftë ajo s’mund të ketë funksion shpifjen e përbaltjen. Sipas avokatit tim, që unë kam konsultuar, Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet. Do e padit, do dënohet nga Gjykata e Parisit në të cilën është ngritur padia nga avokati im. Një  vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time. Admirues i pakufishëm i vendit të madh të lirisë, aleatit të kombit shqiptar. Por znj dhe zotërinj çështaj e dinjitetit është më thelbësorja për njeriun. Në qoftë se i prek tjetrit nderin e dinjitetin ti e zhvlerëson atë për veten e tij, familjen, miqtë dhe komunitetin ku jeton.

Nëse sekretari i Shtetit do të paraqiste prova do të konsideroja çdo gjë, natyrisht jo prova të montuara në Tiranë në zyrat e Edi Ramës. Le të nxjerrin prova. Unë kam hapur gjyq e ti paraqesin para gjykatës. Ai është diplomati më i fuqishëm në botë unë qytetar privat, por besoj tek drejtësia. Unë kërkoja që paraqiteshin prova kundrejt meje, por një gjë e tillë nuk u bë, prandaj do të këmbëngul që të paraqiten prova në gjykatë”-deklaroi Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *