Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon videon: Rrofshi, rrofshi, ju dua shumë, mbani maskat sapo dilni nga shtëpia


Kryeministri Rama ka falënderuar qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për mbajtjen e maskës.

Ai ka publikuar një video të cilën e shoqëron me një koment tijin.

Kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera si do shumë qytetarët dhe i nxit që të mbajnë maskën për të shmangur një tjetër karantinë.

“SUPER REAGIM SOT ME MASKAT EDHE NË RRUGË. RROFSHI, RROFSHI, RROFSHI, JU DUA SHUMË

Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe MBANI MASKËN SAPO DILNI NGA SHTËPIA.” – shkruan Rama në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *