Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të gjithë jemi dëshmitarë të shitblerjes masive të votës, kandidatët që fituan përmes krimit zgjedhor s’kanë të drejtë të ulen në Kuvend


Presidenti Meta ka thënë sot se tashmë të gjithë janë dëshmitarë se procesi zgjedhor i 25 prillit ka pasur problematika dhe për këtë të gjithë janë dëshmitarë.

Në deklaratën e publikuar në Facebook, kreu i shtetit shkruan se numri i krimeve zgjedhore është rritur ndjeshëm ndërsa dukurua e shitblerjes së votës ka qenë masive.

Ai denoncoi gjithashtu përdorimin nga ana e PS-së të fondeve publike e administratës për të favorizuar veten në zgjedhje.

Po kështu Meta i bën thirrje prokurorisë për zbardhjen e krimeve zgjedhore e denoncimeve të bëra para e pas zgjedhjeve.

“Të dashur qytetarë të Republikës, Më 25 prill 2021, të gjithë ju drejtuam kutive të votimit, për të zgjedhur, se cilët do të jenë përfaqësuesit tanë në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Përpos kësaj dite, që fatmirësisht shkoi e qetë dhe pa probematika serioze, të gjithë ne u bëmë dëshmitarë dhe përditë po shtohen dëshmitë publike dhe provat se, ky proces zgjedhor, ka patur problematika. Numri i krimeve zgjedhore u rrit ndjeshëm; ku blerja e votës u kthye në fenomen masiv; ku administrata, fondet publike, dhe asetet shtetërore u keqpqërdorën nga pushtetëmbajtësit për të favorizuar veten e tyre. Një mori kallëzimesh penale, janë tashmë të administruara në organet e Prokurorisë dhe të Policisë së Shtetit, përpara, gjatë, por dhe aktualisht, pas ditës së votimit. Të gjitha këto denoncime për krime zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar krime zgjedhore, apo vepra të tjera penale, që kanë cenuar standardet e procesit të 25 prillit dhe kanë shtrëmberuar vullnetin e zgjedhësit, duhet të përgjigjen përpara ligjit.” – shkruan Meta.

Më tej presidenti u bën thirrje qytetarëve që të vijojnë me denoncimet e tyre për të zbardhur të vërtetën e masakrës zgjedhore dhe cilido që ka shkelur ligjin për të fituar mandatin e deputetit nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend.

“Të gjithë qytetarët, duhet të vijojnë dhe t’i përgjigjen organeve të drejtësisë, me të dhëna, dëshmi dhe fakte, në mënyrë që drejtësia të funksionojë shpejt, për të zbardhur të vërtetën. Kushdo, që ka konsumuar veprime të paligjshme, për të përfituar një mandat, duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo kandidat, që ka përfituar mandat përmes krimeve zgjedhore, nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar. Procesi zgjedhor, konsiderohet i mbyllur vetëm atëherë kur edhe ankesa e fundit, të jetë shqyrtuar. Më datë 4 maj 2021, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, miratoi me vendim, tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit për çdo zonë zgjedhore, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021. Sipas Kodit Zgjedhor, këto rezultate nuk janë përfundimtare nëse subjektet zgjedhore paraqesin ankim kundër tyre.” – vijon Meta në deklaratën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *