Vendosni fjalën kyçe....

Princi Harry në OKB: Ndryshimet klimatike po shkatërrojnë planetin (Video)


Princi Harry ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ku ka pohuar se demokracia e liria janë në një sulm të vijueshëm global.

Ai përmendi pandeminë Covid-19 që sipas tij po vijon ende, ndryshimet klimatike e luftën në Ukrainë si disa nga shkaqet e asaj që po ndodh.

“Sa prej nesh ndihen të dhunuar, të pashpresë, përballë fatkeqësive e shkatërrimit. Ka qenë një vit i vështirë e një dekadë e vështirë. Jetojmë ende nën një pandemi që vijon të rrënojë komunitete në mbarë globin. Ndryshimet klimatike që bëjnë kërdinë në planetin tonë me më të dobëtit që po e vuajnë më së shumti. Ato pak gënjeshtra e dezinformata që përdoren si armë në kurriz të shumicës e lufta e tmerrshme në Ukrainë. Ne jemi dëshmitarë të një sulmi global ndaj demokracisë e lirisë.” – tha ndër të tjera Princi Harry.