Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi fiton Kupën e Italisë kundër Atalantës


Juventusi ka fituar Kupën e Italisë duke e mposhtur Atalantën me rezultat 1-2 në finale. Kulusevski dhe Chiesa shënuan për Juventusin derisa të vetmin gol për Atalantan e shënoi Ruslan Malinovsky

Juventusi nuk është ndarë pa trofe këtë sezon. Ata e kanë mposhtur në finale të Kupës së Italisë skuadrën simpatike të Atalantës duke fituar trofeun e vetëm për këtë vit, pasi që është jashtë garës për titull në Serie A dhe as në Ligën e Kampionëve.

Bardhezinjtë e filluan shumë më mirë këtë ndeshje pasi që sulmuan vazhdimisht portën e Atalantas. Megjithatë goli i epërsisë për Juventinët do të vinte në minutën e 31-të të ndeshjes pas një bashkëpunimi të mirë në mes të McKennie dhe Kulusevski ku ky i fundit shënoi një gol të bukur me të majtën e tij potente.

Por, Atalanta kthehet shpejt në lojë. Ata do ta barazonin rezultatin në minutën e 41-të dhe barazimi do të vinte pas një goli të bukur të Ruslan Malinovsky nga jashtë zona e rreptësisë. Me rezultat të barabartë do të përfundonte edhe pjesa e parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *