Vendosni fjalën kyçe....

Kurti tregon temën e diskutimit të takimit pa protokoll me Ramën


 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar se ka zhvilluar një takim jozyrtar në Bruksel, me kryeministrin Edi Rama.

Kurti përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson se takimi me Ramwn ishte pa protokoll.

Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pata takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon. Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona”-shkruan Kurti

Kurti ka thënë se kjo ishte mundësi e mirë për të përfaqësuar qeverinë e tij në arenën ndërkombëtare.

Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj”- shtoi Kurti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *