Vendosni fjalën kyçe....

Fijet që lidhin Sekretarin amerikan Blinken me George Soros dhe shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shpalli sot Sali Berishën dhe familjen e tij si ‘persona non grata’ për SHBA.

Në deklaratën e tij, Blinken, theksonte se Berisha ishte i përfshirë në korrupsion të madh gjatë kohës si kryeministër i vendit si dhe kishte penguar drejtësinë të bënte detyrën e saj.

Megjithatë shpallja ‘non grata’ e Berishës dhe fëmijëve të tij ishte diçka që aludohej nga kundërshtarët e tij politik. Në vitin 2019, Rama e pyeti publikisht atë nëse mund të udhëtonte drejt SHBA-së.

Shpallja noj grata e Berishës vjen pak ditë para zgjedhjeve për kreun e PD-së, ku Lulzim Basha ndihet i rrezikuar. Një përcaktim i tillë nga administrata amerikane, u pret rrugën fëmijëve të Berishës, Argita e Shkëlzen për të marrë kreun e PD-së.

Berisha, ka qenë një kundërshtar i hapur i George Soros, të cilin e ka përmendur në disa raste edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Donald e Vera Blinken

Po le të ndalemi pak te Sekretari i Shtetit, Blinken.

Pas zgjedhjes si president i SHBA-së, Biden e caktoi Antony Blinken, si Sekretar Shteti. Zgjedhja e tij, por edhe e emrave të tjerë në pozicione kyçe të administratës, tregon sipas analistëve të gjeopolitikës se SHBA-ja do i rikthehet rolit të dikurshëm dhe do përpiqet ë rivendosë hegjemoninë globale.

Ai është djali i një çifti hebrejsh, ish-ambasadorit amerikan në Hungari (1994-1997) Donald Blinken dhe  Judith Frehm. Edhe njerka e tij, Vera Blinken është hebreje që u largua nga Hungaria bashkë me të shoqin pas Revolucionit të vitit 1956. Babai dhe njerka i Blinken, Donald e Vera, ndihmuan Univeristetin e Europës Qendror në Budapest (CEU) si dhe Fondacionin për Shoqëri të Hapur të miliarderit hungarezo-amerikan, George Soros.

Përplasja e viteve të fundit mes kryeministrit konservator hungarez Viktor Orban dhe Fondacionit Soros në Hungari, pjesë e së cilës është edhe Universiteti i Europës Qendrore, është një çështje personale mes Orban e Sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, prindërit e së cilit kanë lidhje të forta me George Soros, fondacionin e tij në Hungari dhe Universitetin e Europës Qendrore.

Akivat e këtij universiteti janë emërtuar me emrin Donald e Vera Blinken në shenjë mirënjohjeje ndaj çiftit për mbështetjen e tyre të pakursyer e bashkëpunimin shumëvjeçar me ta.

Sipas mediave hungareze, zgjedhja e Blinken është një lajm shumë i mirë për George Soros, që kalidhje të forta me administratën e Joe Biden. Babai e njerka e tij, Donald e Vera Blinken, kanë pasur lidhje të forta me qeverinë Liberal-Socialiste në vitet 1994-1998 e janë gjithashtu aleatë të George Soros.

Çështja e përplasjes Orban-Soros pritet të jetë personale për Blinken, por mbetet për t’u parë sa do mundet ai ta godasë kryeministrin hungarez në një Europë të dominuar nga Gjermania.

István Rév (majtas), Drejtor i Blinken OSA me Vera dhe Donald Blinken dhe John Shattuck (djathtas), Rektor dhe President i CEU, foto e 3 nëntorit 2015 | Foto: Daniel Vegel

*Materialet për shkrimin marë nga Hungarytoday.hu e Osaarchivum.org publikuar nga Altin Goxhaj në Facebook