Vendosni fjalën kyçe....

Përballja Meta-Rama në Kushtetuese, përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti nuk kishte tagër të mos e dekretonte Cakajn


Në këto momente në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca për emërimin e ish-ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm Gent Cakaj dy vite më parë, të cilin presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi.

Seanca drejtohet nga kryetarja Vitore Tusha. Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona, tha se Meta refuzoi dekretimin jashtë çdolloj kompetence.

Kokona tha se, Presidenti nuk kishte tagër për të refuzuar dekretimin e Cakajt. 

“Presidenti refuzoi dekretimin jashtë cdo lloj competence, jashtë çdo competence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit

Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.

Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve. i shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij.

Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër.

Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atribute që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin

Presidenti tagër kushtetues për të bërë vleresim të emrit që propozohet për Ministër, por as tagër për të refuzuar dekretimin. Të drejtën për trë vlerësuar kandidatin e ka vetëm Kuvendi dhe smund ta ketë presidenti. Presidenti ka rol formal dhe solemn.

Ilir Meta i lejoi vetes të shprehet përmes një shkrese duke vepruar në një formë tjetër që parashikon kushtetuta, sikurse është dekreti.’’- tha Elira Kokona.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *