Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në shesh për mbrojtjen e palestinezëve, policia merr nën hetim 15 persona


Policia ka proceduar penalisht 15 persona, lidhur me protestën e zhvilluar nga një grup qytetarësh në shenjë solidariteti me popullin e Palestinës.

Policia bën me dije se ata akuzohen për tre akuza: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Qytetarë të ndryshëm u mblodhën ditën e djeshme në sheshin Skënderbej në solidaritet me përplasjen që po ndodh mes Hamasit dhe Shtetit të Izraelit, ku nga konflikti me raketa kanë mbetur dhjetëra viktima.

Protestuesit mbanin pankarta në mbështetje të Palestinës, me flamujt palestinezë dhe fotografitë e fëmijëve të masakruar në sulmet izraelite.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit janë përplasur me forcat e policisë gjatë zhvendosjes së tyre nga “Sheshi Skënderbej” në “Rrugën e Kavajës”. Policia ndërhyri për shpërndarjen e tyre duke e konsideruar protestën të paligjshme, për shkak të situatës me pandeminë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *