Vendosni fjalën kyçe....

Pranoi ankimimin e LSI-së, KAS do të hapë sot 24 kuti votimi të Qarkut të Beratit


Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është mbledhur sot për të shqyrtuar materialet zgjedhore të Qarkut të Beratit dhe për të marrë vendim nëse do të ketë rinumërim votash ose jo në këtë qark.

Kujtojmë se në seancën e fundit, KAS pranoi kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila kërkoi rinumërim me argumentin se ka patur më shumë fletë votimi sesa votues. Po ashtu sipas LSI-së janë konstatuar dhe shkelje të tjera.

Kështu që sot do të merren materialet zgjedhore: procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve, regjistri i identifikimit biometrik të zgjedhësve. Dhe pas inspektimit të tyre do të vendoset nëse ka nevojë për rinumërim votash.

Për hapjen e 24 kutive janë ngritur 6 grupe numërimi.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit, fituese në këtë qark rezultoi PS e cila siguroi 5 mandate, PD mori 2 mandate, ndërsa LSI asnjë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *