Vendosni fjalën kyçe....

Nipi i tij në kërkim për ngjarjen në Lezhë, deputeti Rrahman Rraja: Kam tre muaj që s’flas me të


Deputet i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka reaguar për ngjarjen në Lezhës për të cilën është shpallur në kërkim nipi i tij Ramazan Rraja.

Në një prononcim për televizionin “Faxnews”, Rraja u shpreh se kishte 3 muaj që nuk kishte folur me nipin e tij dhe nuk e dinte që ai ishte i përfshirë në këtë ngjarje.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit.”- është shprehur deputeti Rrahman Rraja.

Nipi 28-vjeçar i deputetit, Ramazan Rraja së bashku me dy persona të tjerë Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi, u futën në një lokal në Lezhë me maska e të armatosur. Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor në Zejmen të Lezhës, por është zbuluar vetëm së fundmi pas një video të qarkulluar në rrjet.

Në video tre, të persona duken kur futen brenda një lokali në Lezhë të armatosur e të maskuar duke kontrolluar mjetet e identifikimit të personave që ishin brenda, pasi kërkonin një person me të cilin kishin pasur përplasje.

Nipi i deputetit dhe dy të dyshuarit e tjerë u larguan nga Shqipëria pas ngjarjes.