Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në banesën e gazetarit të “News 24”-ës


Shpërthim me eksploziv pranë banesës së gazetarit të “News 24” Elidon Ndreka.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Balldre në Lezhë ku jeton gazetari. Për fat të mirë si pasojë e shpërthimit nuk ka patur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thotë policia.

Gazetari vetë ka treguar para kamerave se ngjarja mund të ketë pas motive që lidhen me punën e tij, por nuk di se kujt t’i vërë gishtin.

“Nuk di të drejtoj gishtin tek një person por shpresoj që policia dhe drejtësia të zbardhë dhe t’i shkojë deri në fund ngjarjes. Dua të falenderoj policinë e cila u tregua mjaft e gatshme sapo e kam telefonuar, të cilët kanë ardhur dhe kanë kryer ekspertizën e nevojshme.

Prindërit janë në moshë janë të dy pensionistë. Unë prej vitesh ushtroj profesionin e gazetarit dhe e vetmja indidicie mund të jetë puna që bë. Por nuk di të them pasi ne jemi çdo ditë në terren, duke bërë kronika. Nuk di të drejtoj gishtin.”– tha Ndreka.

Sipas hetimeve është filmuar nga një kamera sigurie një automjet, nga ku ka zbritur një person i cili ka vendosur lëndën eksplozive dhe më pas është larguar./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *