Vendosni fjalën kyçe....

Kapen me fara kanabisi, Policia e Vlorës arreston dy persona


Dy persona janë arrestuar nga shërbimet e policisë së Vlorës, pasi u kapën me një sasi droge.

Efektivët blu të qytetit bregdetar kanë arrestuar shtetasin me inicialet Gazmend Sulçaj, 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” si dhe Roel Sulçaj, 19 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, të dy banues në Vlorë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, në automjetin në pronësi të shtetasit Roel Sulçaj, që drejtohej nga shtetasi Gazmend Sulçaj, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 2632 fara të dyshuara narkotike kannabis sativa.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *