Vendosni fjalën kyçe....

Elbasan/ 27 vjeçari në gjendje të dehur theu xhamin e dritares së banesës, humb jetën në spital


 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:30 në Elbasan ku një 27 vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se i riu A.S në gjendje të dehur dhe kushte të rënda psikologjike ka thyer xhamin e dritares së banesës dhe ka mbetur i plagosur në krah.

Më pas u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht humbi jetën mëngjesin e sotëm për shkak të plagës së marrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.