Vendosni fjalën kyçe....

Manjati i sigurisë kibernetike Kaspersky pretendon se sulmi ndaj naftësjellësit që paralizoi SHBA-në është bërë nga CIA


Një sulm kibernetik që goditi furnizimet e karburantit në Bregun Lindor të SHBA-së dhe çoi çmimet e tij në rritje mund të ketë qenë një punë brenda kryer nga hakerat amerikanë, në vend të hakerave të huaj të cilët fajësohen për sulmin. Ka qenë ky pretendimi  i ekspertit të shqur rus të IT, Kaspersky.

Pas një dështimi masiv të sistemeve që shkaktuan mbylljen e naftësjellësit Colonial, Natalya Kaspersky, themeluesja dhe ish-CEO e firmës së programeve të sigurisë Kaspersky Lab, si dhe një nga gratë më të pasura të Rusisë, bëri sugjerimet e saj në një intervistë me RIA Novosti të premten.

Ajo pretendon se agjencia e lartë e inteligjencës e SHBA, CIA, ka një ekip të ‘luftëtarëve’ dixhitalë që janë në gjendje të maskohen si grupe piraterie jashtë shtetit.

Sipas saj, grupi, i njohur si UMBRAGE, është i aftë të fshehë gjurmët e tij në internet. Ekzistenca e ekipit së pari doli në dritë në një seri dokumentesh të botuara nga WikiLeaks në 2017 dhe më pas të marra nga media amerikane.

Në atë kohë, USA Today tha se operativët në hije ‘mund të kenë qenë duke provuar metoda të hakerimit nga hakerat e jashtëm, përfshirë Rusinë, që do ta kishin lejuar agjencinë të maskonte identitetin për ta përdorur metodën gjatë spiunazhit’.

Të enjten, presidenti Joe Biden njoftoi se goditja shkatërruese në infrastrukturën e Amerikës ishte bërë nga jashtë.

“Ne nuk besojmë se qeveria ruse është e përfshirë në këtë sulm, por kemi arsye të forta për të besuar se kriminelët që bënë sulmin po jetojnë në Rusi, nga ku erdhi sulmi.” tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *