Vendosni fjalën kyçe....

E besuara e Donald Trump zgjidhet drejtuese e Republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve


Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së zgjodhën kandidaturën e Donald Trump, Elise Stefanik, në udhëheqjen e tyre. Stefanik pason në këtë post Liz Cheney, të cilën ata e rrëzuan në fillim të kësaj jave për kritikat e vazhdueshme e të zëshme ndaj ish-presidentit Trump lidhur me pretendimet e tij për mashtrim zgjedhor.

Stefanik, një kongresmene 36-vjeçare nga New Yorkstate, u bë e njohur me mbrojtjen e saj të ashpër të Trump gjatë gjykimit të tij të parë të fajësimit, ndërsa Cheney zemëroi kolegët e saj republikanë duke refuzuar atë që ajo e quajti ‘gënjeshtrën e madhe’ të Trump për humbjen e tij në nëntor ndaj demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Trump po pozicionohet për të luajtur një rol të madh në zgjedhjet e kongresit të vitit të ardhshëm dhe gjithashtu po ‘flirton’ me një kandidim për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *