Vendosni fjalën kyçe....

“Numri i vdekjeve nga sulmet izraelite në Gaza shkon në 122” – Ministria e Shëndetësisë së Gazas


Sulmet izraelite në Rripin e Gazës vranë tre palestinezë të tjerë të premten duke e çuar numrin e deritanishëm të viktimave në 122, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gaza.

Vdekjet përfshinë 31 fëmijë dhe 20 gra, ndërsa numri i të plagosurve u rrit në 900, sipas së njejtës deklaratë nga ministria.

Avionët luftarakë izraelitë rinisën të premten sulmet ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e banimit.

Tensionet kanë qenë të larta në lagjen Sheikh Jarrah të Jeruzalemit Lindor, në Xhaminë Al-Aqsa dhe Portën e Damaskut që nga fillimi i muajit të Ramazanit, ndërsa forcat izraelite dhe kolonët sulmuan palestinezët.

Tensionet u zhvendosën nga Jeruzalemi Lindor në Gaza pasi grupet palestineze të rezistencës atje u zotuan të hakmerreshin ndaj sulmeve izraelite në Xhaminë Al-Aqsa dhe Sheik Jarrah.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *