Vendosni fjalën kyçe....

“Sistemi elektoral i dha drejtimin e komunës atyre që i humbën zgjedhjet bindshëm, do kthehem shumë shpejt” – Largohet nga detyra kreu i Preshevës


Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar largimin e tij nga pozicioni që mbante deri sot.

Në një reagim në Facebook, ai shkruan se pavarësisht mbështetjes së qytetarëve që e votuan për të mbajtur detyrën në fjalë, sistemi elektoral ka bërë që drejtimin e Komunës së Preshevës ta marrin ata që i kanë humbur zgjedhjet bindshëm.

“Ishin plotë tre vite qeverisje në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, ishte nder i veçantë për mua t`i shërbej qytetarëve të Komunës së Preshevës. Shumë punë kemi përfunduar, e shumë punë tjera kemi filluar në të mirën e vendit tonë. Gjithmonë e përherë ndihem krenar për Preshevën. Jam falënderues për ju, të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës që edhe në zgjedhjet e fundit më keni dhënë besimin për të vazhduar punën e filluar, por ja që ky sistem elektoral i pazareve është ashtu siç është, ku udhëheqësinë me Komunën e marrin ata që kanë humbur bindshëm zgjedhjet. Një hap i madh regresi për Preshevën, një hap mbrapa për qytetarët tanë. Sidoqoftë Alternativa për Preshevën do të kthehet shumë shpejtë, meqë siç e dijnë të gjithë NDRYSHIMI NUK NDALET!” – shkruan Arifi në Facebook.

Pasi falënderon qytetarët e shumtë brenda dhe jashtë vendit për mbëshetjen Arifi shkruan në fund se nuk ka ndërmend të largohet nga Presheva.

I falënderoj nga zemra mijëra përkrahës, votues, anëtarë, si dhe gjitha instancat e Alternativës sonë!

I falënderoj nga zemra bashkëpunëtorët e mi në administratën komunale dhe institucioneve ku themelues është Kuvendi, e sidomos anëtarët e kabinetit tim, që kanë punuar ditë e natë për të mirën e Preshevës. I falënderoj nga zemra Diasporën tonë Shqiptare të shpërndarë në gjithë rruzullin tokësor, e i them se keni qenë dhe jeni patriot e atdhedashës. I falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës që angazhohen për një jetë të mirë në vendin tonë. I falënderoj nga zemra familjen time, bashkëshortes, prindin, vajzave të mia për mirëkuptimin dhe durimin e tyre të palodhur me rastin e mungesës sime gjatë udhëheqjes së Komunës së Preshevës. Dhe për fund një lajm të hidhur për gjithë cinikët, keqdashësit e vendit tonë, ozurpatoret, linçuesit publik, puthadorët, lajkatarët e servilët të kastave politike, unë Shqiprim Arifi jam këtu në vendin tim në Preshevë dhe këtu do të mbetem, sepse është fare e thjeshtë Unë e dua Preshevën!” – mbyll reagimin Arifi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *