Vendosni fjalën kyçe....

Melania Trump feston 50-vjetorin, mesazhi i presidentit amerikan për gruan


Gruaja e tij festoi dje 50-vjetorin e saj të lindjes dhe presidenti amerikan Donald Trump, e uroi Melania-n përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Siç është në stilin e tij, ai është shprehur shumë shkurt.

“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e Shkëlqyer!”-  Trump shkroi në Twitter.

Familja Trump e ka festuar ditëlindjen e Melania-s në një mbrëmje të qetë në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të bllokimit nga koronavirusi.

Vajza e presidentit, Ivanka e uroi gjithashtu njerkën e saj për ditëlindje përmes një postimi në rrjetet sociale. Po ashtu dhe Lara Trump, gruaja e djalit të presidentit Eric.

Melania ka mbetur kryesisht jashtë vëmendjes së publikut që kur pandemia e koronavirusit arriti edhe në SHBA muajin e kaluar.

Javën e kaluar ajo bëri paraqitjen e saj të parë publike që nga 10 Marsi. Kjo për të mbjellë një pemë sëbashku me burrin e saj president, në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, për të shënuar Ditën e Tokës.

Ajo gjithashtu s’ka qenë aktive as në rrjetet sociale gjatë gjithë muajit, duke mos bërë statuse por vetëm ka shpërndarë disa postime të të tjerëve.

Por pas shumë urimeve, ajo shkroi një mesazh falenderues në Twitter.

“Faleminderit të gjithëve për urimet e mrekullueshme të ditëlindjes.
Këtë vit, zemra ime është me ata që kanë humbur festimet e tyre të ditëlindjeve, festave dhe rasteve të veçanta me familjet, miqtë dhe kolegët e tyre. Mezi pres ditën kur të gjithë mund të jemi përsëri bashkë!”- shkruan Zonja e Parë e amerikanëve.

Trump dhe Melania janë të martuar prej 15 vitesh. Ata janë takuar për herë të parë në New York në vitin 1998. Ata u fejuan në vitin 2004 dhe një vit më vonë u martuan. Nga kjo martesë ka ardhur në jetë dhe një djalë 14-vjeçar, Barron William.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *