Vendosni fjalën kyçe....

Jill Biden publikon një fotografi të Kopshtit të Trëndafilave të Melania Trump-it


Jill Biden të premten postoi një foto të bukur të Kopshtit të Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, që ish-zonja e parë Melania Trump e kishte rinovuar.

“Pranvera është këtu në Shtëpinë e Bardhë!”- shkroi zonja Biden, duke publikuar një foto të dritës së diellit që binte mbi lulet rozë dhe të bardha.

Melania Trump e rinovoi Kopshtin e Trëndafilave në gusht të vitit të kaluar, një projekt për të cilin kishte punuar për muaj të tërë.

Mirëpo ajo mori shumë kritika për këtë asokohe, veçanërisht për heqjen e pemëve të mollëve që kishin aty që nga koha e Kennedy-t.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se ato ishin hequr pasi bënin shumë hije duke penguar bimët e tjera që të rriteshin mirë në kopsht. Dhe komentuesit në mediat sociale ankoheshin për pamjen e re të kopshtit, pasi lulet dukeshin të vogla dhe të zhveshura krahasuar me lulet me ngjyra të ndezura që mbizotëronin gjatë administratës së Obamës.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë në atë kohë, bimët e reja thjesht kishin nevojë për kohë që të rriteshin dhe së shpejti do të ishin të harlisura dhe të bukura.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *