Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë se 1 mijë refugjatë mbërritën dje në ishullin italian brenda pak orësh


Më shumë se 1 mijë migrantë kanë zbarkuar të dielën brenda disa orësh në ishullin Italian të Lampeduzës.

Vetëm një varkë mbante gati 400 burra, gra dhe fëmijë, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Kryetari i ishullit Toto Martello tha se ai besonte se rritja e numrit të migrantëve përkon me përmirësimin e motit.

Lampeduza është një nga portet kryesore të mbërritjes për njerëzit që dëshirojnë të arrijnë Evropën.

Më shumë anije u panë në brigjet e Maltës aty pranë.

Rreth 11 mijë migrantë kanë zbarkuar në ishull që nga fillimi i vitit. Kjo është më e lartë se shifra e vitit të kaluar prej 4,105 personash për të njëjtën periudhë, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Sidoqoftë, është ende më pak se numri i emigrantëve të vitit 2015 – kur qe kulmi i krizës së migrantëve.

Por rritja e papritur e numrit të tyre këtë të dielë, ka bërë që politikani Matteo Salvini të kërkojë një takim me kryeministrin e përkohshëm, Mario Draghi.

“Me miliona italianë në vështirësi, ne nuk mund të mendojmë për mijëra emigrantë të paligjshëm.”– tha Salvini, citon BBC.

Salvini aktualisht po pret gjykimin në lidhje me bllokimin e një anije shpëtimi me më shumë se 100 migrantë në bord në Lampedusa në gusht të vitit 2019. Prokurorët në Siçili e akuzojnë ish-ministrin e Brendshëm për paraburgim të paligjshëm, i cili mund të sjellë një dënim me burg deri në 15 vjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *