Vendosni fjalën kyçe....

Justin Bieber sfidon Tom Cruise të ndeshen në një ring të UFC-së


Këtë nuk e priste njeri… Justin Bieber ka sfiduar Tom Cruise të ndeshen në një ring të UFC-së. Ai ka bërë një postim në “Twitter”, ku shkruan: “Dua ta sfidoj Tom Cruise për një duel në ‘tetëkëndësh’. Tom nëse nuk e pranon këtë duel, ti ke frikë dhe kurrë nuk do të mund ta harrosh. Kush do ta organizojë luftën? Dana White (presidenti i UFC-së)?”

Eshtë e panevojshme të thuhet, se ky postim tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave. Por tërhoqi gjithashtu vëmendjen edhe të ish-kampionit të UFCsë,  Conor McGregor.

“A ia mban Cruise për t’u ndeshur?”, pyeti ai ndërsa ofroi dhe shërbimet e kompanisë së tij për të realizuar eventin.

Aktori ende nuk ka kthyer një përgjigje, ndërsa shumë fansa kanë mbetur të hutuar nga e gjithë gjëja.

“Në një moment sonte, agjenti i tij do të duhet ta thërrasë Tom Cruise dhe t’i thotë se Justin Bieber e ka sfiduar atë në një duel”, ka komentuar një përdoruesi “Twitter”-it..


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *