Vendosni fjalën kyçe....

Hynë në fushë dhe kundërshtuan policinë në ndeshjen kundër Tiranës, arrestohen presidenti dhe Drejtori Teknik i Kastriotit


Drejtuesit e ekipit të Kastriotit në Superligë, presidenti Alban Vogli dhe drejtori Gazmend Vogli, janë arrestuar nga policia pasi një incidenti të ndodhur ditën e djeshme në fushë.

Ata të dy akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim.

Kjo pasi në ndeshjen e djeshme me Tiranën, të dy u futën në fushë për të protestuar për një aksion të ekipit të Tiranës, që solli edhe humbjen e Kastriotit.

Ndërhyrja e tyre shkaktoi tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas sipas “Balkanëeb” kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *