Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim më mësuesit: Qindra arsimtarë e nxënës të prekur nga Covid-19, e gjitha mund të shmangej


Kreu i Partisë Demokratike, Basha ka zhvilluar një takim me mësues nga qytete të ndryshme të vendit.

Në qendër të takimit ka qenë gjendja e krijuar në shkolla për shkak të pandemisë Covid-19. Kryedemokrati ka theksuar se në mbarë vendin ka qindra mësues e nxënës të prekur nga koronavirusi.

Sipas tij, e gjitha kjo mund të ishte shmangur nëse qeveria do kishte marrë parasysh propozimet e bëra nga selia blu para nisjes së vitit të ri shkollor.

Basha tha më tej se testimi masiv i mësuesve, rritja e masave të sigurisë në shkolla, dezinfektimi i vazhdueshëm i shkollave e uji i rrjedhshëm, do kishin ndihmuar në parandalimin e përhapjes në masë të virusit.

Mësuesit nga ana e tyre shprehën shqetësimin për mungesën e mbështetjes nga qeveria, për gjendjen në të cilën ndodhen një pjesë e shkollave në vend për sa i përket higjienës etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *