Vendosni fjalën kyçe....

Ktheu magazinën në vend për kultivimin e kanabisit, pranga një personi në Lushnjë


Një person është arrestuar në Lushnjë pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Ai akuzohet se kishte përshtatur një mjedis, pranë një karburanti të braktisur për kultivimin e kanabisit. Magazina u gjet në vendin e njohur si Pushimi i Shoferit në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të policisë, aty u gjet një sasi kanabisi e paketuar. Po kështu policia sekuestroi dhe materiale të tjera të përdorura për kultivimin e lëndës narkotike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *