Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Nuk ka marrëveshje politike për reformën por dakordësi për rregullat e lojës


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, në Report TV se nuk ka një marrëveshje politike për reformën zgjedhore por një dakordësi për të vendosur rregullat e lojës elektorale.

Më tej Kryemadhi, shtoi se për uljen në tavolinë ka pasur një presion nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Nuk mund të them që pati ndërmjetësim  ndërkombëtar. Por dy ambasadat më të angazhuara, është ambasadori anglez, jo vetëm në këtë proces por edhe në të tjera, për të çuar drejt zgjidhjes. Ai ka krijuar infrastrukturën e takimit, por edhe pjesëtarë të tjerë të bashkimit evropian. Rëndësia është se kjo nuk është marrëveshje, por dakordësim për të vendosur rregullat e lojës, që do të përleshemi në fushën e betejës, që janë zgjedhjet që do të jenë së shpejti. Por ka pasur presion edhe nga BE  dhe SHBA“-deklaroi Kryemadhi.