Vendosni fjalën kyçe....

Drogë, armë dhe municion luftarak – Arrestohen babë e bir në Kurbin, në pranga dhe shoku


Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 3 persona të cilëve u janë gjetur armë dhe drogë në banesë.

Të arrestuarit janë:  V. R., 48 vjeç, V. R., 17 vjeç (babë dhe bir), banues në Kurbin dhe A. L., 17 vjeç, banues në Fushë Krujë (shok i 17-vjecarit V. R).

“Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative së në Laç, Kurbin, në një banesë në afërsi të një poligoni kishte armë zjarri dhe i zoti i banesës kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ‘Poligoni’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

-V. R., 48 vjeç, V. R., 17 vjeç (babë dhe bir), banues në Kurbin dhe A. L., 17 vjeç, banues në Fushë Krujë (shok i 17-vjecarit V. R).”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit të policisë në oborrin e banesës së shtetasit V. R., në Laç, u gjetën të kultivuar në vazo lulesh, disa fidanë kanabisi.

Po ashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar brenda banesës së tij, një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *