Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës makina në Sarandë


Një mjet është djegur natën e mbrëmshme në Sarandë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit ku makina tip ‘Toyota’ në pronësi të një personi me iniciale M.A., është djegur pjesërisht.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, pasi dyshohet se djegia ka qenë e qëllimshme.

Ajo ka sekuestruar kamerat e bizneseve përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *