Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla takon në Bundestag Gunther Krichbaum


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në kuadër të vizitës që ka zhvilluar së fundmi në Gjermani është takuar me politikanë e deputetë të opozitës gjermane CDU/CSU.

Balla ka takuar edhe deputetin Gunther Krichbaum anëtar i Bundestagut dhe pjesëtar i CDU-së.

Krichbaum ka qenë kritik me qeverinë socialiste në Shqipëri ku në vitin 2016 në cilësinë e kryetarit të komisionit parlamentar për Evropën në Bundestag ndezi një debat në Tiranë kur deklaroi se do i kërkonte qeverisë së tij në atë kohë që të mos çelte negociatat pa plotësuar kushtet.

Krichbaum ka qenë anëtar i Bundestagut gjerman që nga zgjedhjet e vitit 2002.

Balla ka qenë i shoqëruar në Gjermani edhe nga deputeti Toni Gogu dhe ish-ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.