Vendosni fjalën kyçe....

Ish-presidenti Topi: PD një organizëm i sëmurë , Basha duhet të shkëputet nga hipokrizia e varësia


Ish-presidenti Topi tha se PD-ja është një organizëm i sëmurë dhe ndërsa Basha është shenja e dhimbjes, vatra e problemit qëndron diku tjetër.

Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, ku deklaroi se ish-kreu i selisë blu e ka ndërtuar vetë klimën që mbizotëron tani në selinë blu.

“Unë do të kërkoj në një farë mënyrë që të përdor një metaforë nga fusha e mjekësisë. Bëhet fjalë për një organizëm të sëmurë, zoti Basha përfaqëson shenjën e dhimbjes, ndërsa vatra e dhimbjes është diku tjetër. Vatra është Berisha. Do ishte gabim nga unë nëse do rrëshqisja në planin personal. Vetë zoti Berisha e di, se di kush më mirë se ai. E di sepse është një njeri që e ka ndërtuar vetë atë klimë. E di fare mirë se nuk mjafton që të jesh i gëzuar që të kesh qeverinë.” – tha Topi.

Më tej ish-presidenti tha se nëse Basha do që të ecë përpara duhet të shkëputet nga ndikimi i ish-kreut të partisë, Berisha dhe se duhet të tregojë autonomi në vendimet e tij, në të kundërt nuk do arrijë të fitojë asnjë garë.

“Basha ka shumë arsye pse hesht. Ai është një njeri, që e kupton hallin e tij. Lulzim Basha shikon paaftësinë e tij për të ardhur në pushtet, e humbi betejën ndaj Ramës. Basha nuk ka demonstruar kurrë që është autonom në vendimmarrjet e tij. Perëndimi nuk mund të kthejë Berishën për herë të tretë në pushtet. Kam parë njerëz që sulmojnë Bashën, por nuk sulmojnë Berishën. Basha të ikë nga skema e hipokrizë, këtë do i këshilloja, sepse nuk është njeri negativ. Është një njeri që mund të ndryshojë, por të lërë hipokrizinë pas. Duhet të marrë burrninë politike, sepse forca e bindjes në politikë është e rëndësishme. Duhet të qeshë me përmbajtje sinqeriteti, të kalojë në plan sinqeriteti dhe të ecë vetë, këtë këshillë kam. Nëse vijon këtë rrugë hipokrizie, do dalë pa trofe.” – shtoi Topi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *