Vendosni fjalën kyçe....

Babë e bir plagosin me thikë një person në Kamëz


Babë e bir akuzohen se kanë goditur me thikë një person në Kamëz.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti pasditen e sotme ndërsa i lënduari me iniciale J.V. është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Babë e bir janë larguar nga vendi i ngjarjes e janë shpallur në kërkim.

Njoftimi

“Më datë 29.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, në rrugën “Paqësori”, si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjeherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorëve.”

Po kështu në një konflikt mes dy shtetasve sirianë në Rrugën e Kavajës ka mbetur i plagosur 18-vjeçari me iniciale BM., që është dërguar në spital ndërsa autori i dyshuar, 24-vjeçari me iniciale S.H., është ndaluar nga policia.

Njoftimi

“Rreth orës 14:50, në fillim të rrugës Kavajës, gjatë një konflikti midis dy shtetasve sirian, shtetasi me iniciale  S. H., 24 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B. M., 18 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë shtetasi B. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi S. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.