Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë në rrugë 67-vjeçari në Bilisht, 75-vjeçari në Pogradec rrëzohet nga kali e gjen vdekjen


Një 67-vjeçar me iniciale E.G., është gjetur i pajetë në rrugë në Bilisht.

Ai është gjetur rreth orës 17 e 30 e paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Në Prrenjas një 75-vjeçar me iniciale R.B., është dërguar në spital pa shenja jete.

Personi, banues në fshatin Homçan të Pogradecit, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga kali.

Njoftimi

“Devoll/Pogradec

Informacione paraprake.

Më datë 31.10.2021, rreth orës 17:30, në qytetin e Bilishtit, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi E. G., rreth 67 vjeç, banues në Bilisht, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.”