Vendosni fjalën kyçe....

Humbi jetën për shkak të Covidit pak javë para zgjedhjeve, qytetarët e Fierit e votojnë gjithsesi Bashkim Finon


Bashkim Fino u nda nga jeta më 29 Mars në moshën 59-vjeçare, për shkak të Covidit.  Ai ishte i katërti në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun e Fierit, për zgjedhjet e 25 Prillit. Por për shkak se listat tashmë ishin konfirmuar nga KQZ, ishte tepër vonë për ta tërhequr emrin e Finos nga lista.

Kështu ai ka marrë 31 vota, pasi qytetarët e kanë përzgjedhur atë në shenjë respekti mes kandidatëve të tjerë të PS-së.

Deri më tani kur janë numëruar 124 nga 580 Qendra Votimi në këtë qark, kryeson me 1747 vota, Lindita Buxheli, e cila është kryetare e PS-së në Lushnjë.

m fino

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *