Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes Dakos dhe Xhaferrit në Durrës, mbështetësit e shtyhen dhe shkëmbejnë fyerje (Video)


Një përplasje ka ndodhur mes Vangjush Dakos dhe Ferdinant Xhaferrit në pallatin e sportit kur po numërohen votat e fundit në këtë qark.

Dako qëndronte i ulur në shkallët e sallës së sportit ndërsa Xhaferri ka shkuar pranë tij dhe më pas ka nisur përplasja verbale.

Ndërsa një mbështetës i Dakos i shkon afër Xhaferrit, një mbështetës i këtij të fundit qëllon nga prapa me shishen e ujit dhe më pas kanë nisur shtyrjet mes grupimeve të cilët janë ndarë nga persona nga të dy krahët.

Video e përplasjes:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *