Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon grafikun: Me Ramën pagat e mësuesve kanë mbetur në vendnumëro


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar grafikun krahasues mbi rritjen e pagave gjatë qeverisjes së PD-së dhe qeverisjes së PS-së.

Sipas Bashës gjatë 8 viteve qeverisje të Kryeministrit Rama pagat e mësuesve kanë mbetur në vendnumëro.

“Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e mësuesve u dyfishuan. Gjatë 8 viteve të Ramës ato mbetën vendnumëro. E gjithë Shqipëria ka mbetur vendnumëro prej tij dhe dështimeve të tij në çdo drejtim. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për mësuesit dhe për të gjithë qytetarët”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *