Vendosni fjalën kyçe....

Raporti paraprak i OSBE-ODIHR: Shitblerja e votës problem serioz, publikimi i të dhënave personale shumë shqetësues, ministrat në fushatë sollën presion ndaj administratës


OSBE-ODIHR ka publikuar gjetjet e raportit paraprak të zgjedheve të 25 prillit në vend.

Koordinatori dhe drejtuesi i misionit afatshkurtër të misionit të OSBE-ODIHR-it , Azay Guliyev, theksoi se publikimi i të dhënave personale të qytetarëve është një problem shqetësues dhe se ai i ka dhënë një avantazh partisë në pushtet.

Më tej në deklaratë, ai shtoi se fushata nuk kishte qenë dinamike duke qenë se ka pasur shumë akuza për shitblerje vote ndërsa vlerësoi punën e bërë nga KQZ-ja.

“Të dhënat personale kanë përbërë problem duke i dhënë partisë në pushtet një avantazh. Kjo është një thyerje privatësie dhe konfidencialiteti. Gjatë fushatës doli një databazë të 900 mijë shtetasve shqiptarë. Përmbante preferencat e tyre kredenciale. Kjo mund të konsiderohej si shkelje e rëndë e privatësisë për interesa të partive. Është një pikë shqetësuese që vlen për t’u përmendur. Duam të dënojmë incidentin e dhunshëm ku mbeti një person i vrarë në Elbasan dhe u plagosën disa të tjerë. Mediat kanë ndikim politik. Ky incident duhert hetuar patjtër dhe dhuna nuk duhet toleruar por të dënohet. Ne do vijojmë të monitorojmë. KQZ operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Sa i përket fushatës, të gjitha subjektet zgjedhore bënë fushatë në mënyrë të lirë, pavarësisht kufizimeve të Covid-it. Megjithatë, fushata nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet. Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus të fushatës, duke treguar se kjo është akoma problem” – tha Guliyev.

Më tej, koordinatori e drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev shtoi se fakti që disa ministra bënë fushatë, solli presion ndaj administratës civile.

“Ministrat bënë fushatë edhe gjatë detyrës. Kjo i solli një presion tek nëpunësit civil. Më lejoni të them dy fjalë për mjedisin mediatik. Ndikohet nga interesat e pronarëve. Dënoj incidentet që i paraprinë votimit që çuan vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Duhet të investigohen dhe hetohen si duhet. Ne nga ana jonë do të vazhdojmë të monitorojmë. Dua të theksoj se gjithçka duhet të bëhet në inertes të shqiptarëve. I bëj thirrje të gjithëve që gjithçka ta bëjë në interes të shqiptarëve. Faleminderit për vëmendjen tuaj.” – shtoi Guliyev.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *