Vendosni fjalën kyçe....

Garo: Aleanca për Ndryshim po rritet me ritme të jashtëzakonshme, jemi absolutisht të sigurt se fitorja jonë do jete e madhe


Partia Demokratike ka deklaruar pak çaste më parë se në mbyllje të procesit të numërimit të votave Aleanca për Ndryshim do shpallet fituese e zgjedhjeve.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e fushatës, Floriana Garo, tha se pavarësisht se janë numëruar bastionet e PS-së, Aleanca për Ndryshim po rritet me shpejtësi.

Ajo bëri thirrje për durim pasi çdo votë do numërohet duke shtuar se PD-ja është e sigurt se fitorja do jetë e madhe.

“Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim. Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme. Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve. Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë. Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht.” – tha Garo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *