Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Jemi fitues në Korçë ku po luftojmë për mandatin e 6-të, PS-ja ka rënie në të gjitha bastionet


Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Korçës, Ervin Salianji tha se koalicioni PD-LSI është fitues duke qenë se ka 2000 vota më shumë se PS-ja.

Demokrati tha se është arritur mandati i pestë dhe po luftohet për të gjashtin duke shtuar se deri tani janë numëruar më së shumti bastionet e PS-së.

“Nuk e di si quhesh fitues sepse neë këto momente jemi 2000 vota para PS si koalicion. Ne kemi arritur mandatin e 5 dhe po luftojmë për të 6-in. Janë numëruar bastionet e Partisë Socialiste, kemi rritje me 1200 vota në Kolonjë, ata që janë votues tradicionalisht në Korçë, ka rënie të numrit dhe rritje të PD. Po hapet edhe zona që mbuloj dhe jemi më shumë se dyfishin në rezultatet. Ne do të arrimë të marrim mandatin e 6 për pak, mandatin e 5 kemi siguruar. Pak përqindje i duhet LSI që të sigurojë mandatin e parë. Janë mbyllur disa njësi, ku ka fituar PD.” – tha Salianji në një lidhje të drejpërdrejtë me News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *