Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi nga Kombinati: Këtu deri tani kemi rikuperuar me 5 mijë e 200 vota, akoma s’janë hapur bastionet tona


Belind Këllici ka dalë në një deklaratë për mediet nga KZAZ Nr6 në Kombinat. Ai tha se në këtë njësi, kanë rikuperuar me mbi 5 mijë vota duke ngushtuar diferencën me PS-në.

“Dua ta nis fjalën time me një falenderim për ata qindra –mijëra qytetarë që i besuan dje Aleancës për Ndryshim dhe Ndryshimit të shumëpritur.

Jemi këtu në KAZ-në NR.36 në Kombinat. Ju bëj me dije se deri tani që flasim, me numërimin e më shumë se gjysmës së kutive të kësaj KZAZ-je, ne kemi rikuperuar dhe ngushtuar diferencën, me plot 5 mijë e 200 vota deri në këto momente. Pa llogaritur që ende nuk janë hapur, bastionet tona kryesore të PD-së. Ndaj dua të falenderoj të gjithë ata numërues, qytetarë që sytë i kanë tek ky proces. Tregoni durim sepse siç ja dolëm sot më herët në Njësinë NR.10 ku dhe aty Aleanca për Ndryshim faktoi se rikuperuam 1200 vota dhe PS u tkurr me 200 vota, me pot ë njëjtin trend do ia dalim të sjellim ndryshimin në gjithë Shqipërinë.”– tha Këlliçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *