Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Opozita fiton 85-90 mandate, LSI-ja merr 28-30 deputetë


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e para nga drejtueset e partive e cila ka reaguar e para pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit.

Në deklaratën e saj, Kryetarja e LSI-së ka bërë projeksionin e saj të fitores.

Ajo tha se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI sipas saj ka 28 deri në 30 mandate.

Shumë shpejt u takuam. Ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. 1.7 mln votues. Asnjë ndjenje euforie s’duhet të kapi komisionerët e LSI. Numëruesit të bëhen gati. Duhet të çojmë procesin deri në fund.

Numrat tregojnë një fitore të jashtëzakonshme. Ajo që duhet të veçojë është se opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate. Them se LSI ka 28-30 mandate. Duhet të çojmë deri në fund procesin e numërimit”-tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *