Vendosni fjalën kyçe....

Opozita kërkoi debat për rezolutën kundër Rusisë, përgjigjet Kuvendi: S’ka seancë, është java e gjelbër


Ndërsa opozita kishte kërkuar diskutimin e rezolutës kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Kuvendi nuk do zhvillojë punimet ditën e sotme.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Kuvendi sqaron se seanca nuk do zhvillohet për shkak të javës së gjelbër e takimeve të deputetëve me zgjedhësit.

Po kështu në njoftim thuhet se seanca e radhës do mbahet më 7 mars.

“Të nderuar kolegë,

Ju bëj me dije se sot, datë 3 mars, nuk ka seancë plenare, sepse kjo javë është java e gjelbër dhe deputetët janë në takime me zgjedhësit. Sipas kalendarit të punës së Kuvendit, seanca plenare do të zhvillohet në datën 7 mars, ora 17:00. Për detajet do të keni një njoftim tjetër.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të shpërndarë për mediat.