Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i PD-së Saimir Korreshi: Xhepistët e Erion Braçes po shpërndajnë lekë në qendrat e votimit, arrestojini në flagrancë


Kandidati për deputet i PD-së për qarkun e Fierit, Saimir Korreshi ka bërë një denoncim para kamerave.

Ai ka akuzuar zv.kryeministrin Erion Braçe se ka nxjerrë në terren persona për të shpërndarë para pranë qendrave të votimit në këmbim të votave. Ai u bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të hetojnë dhe t’ë arrestojnë personat në flagrancë.

 “Dua të denoncoj një fakt tragjik të ndodhur në këto momente në një nga qendrat elektorale në Gradishtë, ku xhepistët e Erion Braçes po shpërndajnë lekë ngjitur me qendrat e votimit, bashkë me listat përkatëse. Çunat janë aty, votuesit janë aty. Tani i bëj thirrje Prokurorisë, Policisë së Shtetit, jo asaj policie që është nën siglën e Erion Braçes, port ë asaj policie të ndershme që të kryejnë detyrën funksionale.

Ndaj u bëj thirrje me urgjencë të veni ta arrestoni në flagrancë.

Janë aty, verifikojini, kontrollojini.”– deklaroi Korreshi.

Ai gjatë fjalës së tij u bëri ftesë të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë, masivisht.

Ky denoncim i tij vjen pasi u procedua penalisht sëbashki me kandidatin tjetër për deputet të PD-së Enkelejd Alibeaj, lidhur me një incident të ndodhur në fshatin Shën e Premte në Divjakë. Ata dhe mbështetësit e tij akuzohen se ishin mbledhur kundra ligjit poshtë banesës së kryetares së PS-së në këtë fshat, duke e akuzuar për blerje të votave. NË një denoncim të mëhershëm, Erion Braçe tha se “banda e Alibeajt” ka terrorizuar kryetaren e PS-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *