Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas për vdekje 35-vjeçaren


Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamzë.

Një 35-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.

Dinamika e aksidentit dhe identiteti i viktimës nuk dihen ende, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu”  automjeti me drejtuese shtetasen  B.D, ka përplasur  këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë. Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *