Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna në Maliq, të gjakosur çifti i bashkëshortëve akuzojnë djemtë e kryeplakut: Na goditi me karrige (Fotot)


Kanë dalë pamjet e dhunës ndaj çiftit në Maliq.

Burrë e grua janë shfaqur të gjakosur duke lënë qendrën e votimit në fshatin Vashmi të Maliqit ndërsa akuzojnë për dhunën vëzhguesit e PD-së, që janë djemtë e kryeplakut të fshatit.

Sipas dëshmisë, sherri kishte nisur pasi dy vëllezërit vëzhgues nuk kishin personin e dhunuar të shoqëronte të ëmën e verbër që të votonte.

Çifti i bashkëshortëve janë dërguar në spital e më pas kanë shkuar të bëjnë kallëzimin në polici.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *