Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Luan Ramës nga Vlora: Patronazhistët po përpiqen të manipulojnë procesin e votimit


Kandidati dhe drejtuesi politik i LSI-së në qytetin e Vlorës, Luan Rama ka dalë në një konferencë për mediat ku ka ngritur një shqetësim lidhur me praninë e personave jashtë qendrave të votimit.

Sipas tij, bëhet fjalë për patronazhistë që presin të verifikojnë se për cilën parti ka shkuar vota.

Ai gjithashtu kërkoi nga KQZ që të kujdeset për praninë e siglave politike në qendrat e votimit.

 “Më lejoni që nga Vlora të ftoj qytetarët të shkojnë në votime dhe të shprehin verdiktin e tyre të pakushtëzuar nga askush.
Dua të evidentoj disa probleme kryesore që janë shfaqur në qarkun e Vlorës.

Në disa qendra votimi ka përpjekje nga përfaqësues zyrtarë, punonjës së administratës shtetërore apo funksionarë të ‘Rilindjes’ të cilët me listat e zgjedhësve në qendrat e votimit, bëjnë përpjekje për të orientuar apo për të kontrolluar qytetarët lidhur me votën e tyre.

Pasi qytetarët dalin nga procesi i votimit, përfaqësues të PS i presin jashtë qnedrës për t’u siguruar në lidhje me votën e tyre.
Është një përpjekje e dëshpëruar dhe ne kemi marrë masat në të gjitha qendrat e votimit, kemi ndërhyrë menjëherë duke i përzënë këta trafikantë apo patronazhistë që përpiqen të manipulojnë procesin e votimit. Është prania në hyrje të qendrave të votimit e disa pikave të Exit Pollit, që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Sepse nuk lejohet prania e asnjë personi tjetër përveç atyre që ka vendosur qendra e votimit.”- tha Luan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *