Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti holandez debat për integrimin e Shqipërisë: Nuk përmbushen parakushtet për konferencën e hapjes së negociatave


Përgjegjësi për Çështjet Evropiane në Komisionin e Jashtëm të parlamentit Holandez Pieter Omtzigt nëpërmjet një Twitteri deklaroi se në seancën plenare u diskutua për integrimin evropian të Shqipërisë.

Siç njofton ai, qeveria holandeze dhe Ministri i Jashtëm deklaroi në Parlament se Shqipëria nuk përmbush parakushtetet për Konferencën Ndërqeveritare.

Problemet e diskutuara në parlament lidhur me Shqipërinë ishin, mungesa e Gjykatës së Lartë, krimi dhe reforma zgjedhore dhe veçënarisht miratimin në pjesën e dytë.

Sapo patëm një debat në parlamentin Holandez. Qeveria Holandeze, ministri Blok deklaroi qartë se Shqipëria nuk përmbush parakushtet për Konferencën Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vakancat në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në vendet e larta dhe reformën e ligjit zgjedhor dhe veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme”-shkruan Pieter Omtzigt.